Gripshi i Ballkanit: Do të japim maksimumin në duel me Klaksvik
BKT
Sport

Gripshi i Ballkanit: Do të japim maksimumin në duel me Klaksvik

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni i Kosovës, Ballkani nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ përballet me ekipit nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka tashmë është ekipi i vetëm që po përfaqëson vendin tonë në garat evropiane.

Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi, në një konferencë për medie, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për duelin me skuadrën nga Ishujt Faroe.

Ai premton se bashkëlojtarët e tij, do të japin maksimumin në këtë duel që një nga më të rëndësishmit në historinë e kampionëve në fuqi të Kosovës.

“Mendoj se jemi gati dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Po ashtu, kemi disa ndeshje që po i luajmë dhe mund të them se të gjithë jemi optimistë për këtë ndeshje. Do ta japim maksimumin dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pasi vetëm Ballkani është tani përfaqësues i Kosovës në Evropë. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që do t’i kemi për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Gripshi në konferencë.

Ndeshja Ballkani- Klaksvik nis në orën 20:00.