22:48 / 03.08.2022
“Kane dhe Son, dy lojtarët më të ndritur tek Tottenhami”
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte në një intervistë për “Sky Sport”, ka lavdëruar dyshen e skuadrës së tij, Harry Kane dhe Heung-min Son.
Sipas teknikut italian, Kane dhe Son janë dy yjet e ndritur tek ‘Spurs’.
“Ata janë dy lojtarët më të ndritur të klubit. Lojtarët më të mirë dhe të cilët mund të luajnë në të gjitha skuadrat kryesore”, tha Conte.
“Unë ata i shoh shumë të përqendruar dhe të lumtur. Ata shohin se ende ka një bazë lojtarësh nga sezoni i kaluar dhe ata po mundohen për të zbatuar këtë bazë në mënyrë që të rrisin sasinë dhe cilësinë e skuadrës duke e ditur se skuadra në sezonin e ri do të luajë në katër gara të forta”, theksoi strategu italian.























