Donnarumma synon të shkruajë historinë me PSG-n
BKT
Sport

Donnarumma synon të shkruajë historinë me PSG-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Portieri i PSG-së, Gigio Donnarumma, duke folur për “Sky Sports”, ka thënë se është i lumtur që vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Francës në vitin e tij të dytë.

Ish-‘gardiani’ i Milanit thotë së ndihet shumë mirë në Paris. Ai thotë se PSG është si një familje.

“Këtu ndihem vërtet si në shtëpinë time. Ndihem shumë mirë. Ky klub është i tillë”, tha Donnarumma.

“PSG është si një familje dhe unë jam i lumtur që jam këtu. Dua të qëndroj sa më gjatë këtu dhe të hy në historinë e këtij klubi”, theksoi portieri italian.