Whelan: Broja meriton një mundësi te Chelsea
Rtklive
Sport

Whelan: Broja meriton një mundësi te Chelsea

RTSH

Ka ende shumë pasiguri rreth të ardhmes së Armando Brojës në Stamford Bridge. Sulmuesi kuqezi ishte shumë i kërkuar nga West Hamin. Megjithatë, pasi Blutë refuzuan një ofertë prej 30 milionë eurosh për të, David Moyes shkoi diku tjetër dhe nënshkroi me Gianluca Scamacca.

Evertoni i Frank Lampard dhe Neëcastle United i Eddie Howe ende thuhet se janë të interesuar për nënshkrimin me 20-vjeçarin këtë verë, por ata ende nuk kanë hapur asnjë bisedim.

Por, me largimin e Romelu Lukakut nga Stamford Bridge në këtë dritare të merkatos dhe Timo Werner gjithashtu i vendosur të largohet, skuadra e Thomas Tuchel ka filluar të duket shumë e lehtë.

Për shkak të kësaj, shumë tifozë dhe ekspertë besojnë se gjermani duhet t'i japë një shans Brojës për të provuar veten te Chelsea.

Duke folur për Football Insider, ish-futbollisti, tashmë në rolin e ekspertit, Noel Whelan u pyet nëse sulmuesi shqiptar duhet të startojë kundër Evertonit në ditën e hapjes së sezonit të ri të Premier League.

“Po, po – ai ka treguar se mund ta bëjë këtë në Premier League. Këtë e tregoi gjatë huazimit të tij tek Southampton. Ka interes nga klube të tjera të mëdha që kanë parë diçka tek ai, Chelsea duhet të shikojë veten”.

“Ata nuk duhet të dalin dhe të shpenzojnë 50-60 milionë euro për një sulmues të ri nëse kanë dikë aty. Por atij duhet t'i jepet kjo mundësi. Mendoj se të mos e bësh këtë do të ishte kriminale. Ai është tashmë një lojtar i Chelsea-t, klubet janë të interesuara - pse të mos e lejojmë atë?

“Kur keni dikë të gatshëm që mund të shënojë në Premier League, ata kanë nevojë për një mundësi. Lojtarë si Ëerner kanë pasur shansin e tyre, Broja jo. Tani është koha për të parë se çfarë mund të bëjë”.


MË SHUME NGA Sport