Daja: Mos të harrojmë se Ballkani luan për herë të parë në Evropë  
Sport

Daja: Mos të harrojmë se Ballkani luan për herë të parë në Evropë  

Fatmir Bytyqi /RTKlive

(E plotësuar) Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas fitores kundër Klaskvike (3-2), ka folur për mikrofonat e RTK-së.

Kampioni i Kosovës sonte mundi skuadrën nga Ishujt Faroe, me rezultat 3-2, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Tekniku shqiptar pavarësisht se në finish të ndeshjes, skuadra mike shënoi dy gola, megjithatë, ai shprehet i kënaqur me paraqitjen e të përzgjedhurve të tij.

“Kemi shkuar 3 0, kemi pasur edhe raste tjera për gola. Kemi bërë ndërrimet, sepse lojtarët e ardhur akoma nuk janë përshtatur mirë në lojën tonë. Mendoj se duhet të ishim të sigurt në topin e dytë nga goditjet standarde, gjithsesi jam i kënaqur me fitoren, por luhatjet vijnë gjatë lojës”, tha ai.

“Do të thoja së detajet e vendosen ndeshjen me dy golat e kundërshtarit, por ne kemi bërë një ndeshje të mirë dhe mos harrojmë se Ballkani për herë të parë luan në Evropë. Ajo që na gëzon është fakti se jemi superiore para çdo kundërshtari, sidomos kur luajmë para publikut tonë”, theksoi Daja.

Strategu shqiptar beson se skuadra e tij, do të kalojë në rundin tjetër të garave të kësaj garë evropiane.

Korenica beson se Ballkani do të kualifikohet në rrethin tjetër

(E plotësuar) Futbollisti i Ballkanit, Meriton Korenica është shprehur i kënaqur me fitoren kundër Klaskvik.

Kampioni i Kosovës sonte mundi skuadrën nga Ishujt Faroe, me rezultat 3-2, në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Korenica, i cili shënoi një supergol në fitoren e kampionëve të Kosovës, thotë se është fitore e merituar. Ai është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet në rrethin tjetër. Korenica shpreson se do të shënojë edhe në Ishujt Faroe.

“Fitore e merituar nga jonë dhe një pakujdesi nga ana e jonë pësuam dy gola”, tha ai për RTK.

“Do ta analizojmë lojën më mirë dhe besoj se atje nuk bëjë këso gabime. Ne na intereson loja jonë. E kemi treguar kundër Zalgiris, dhe ne ndeshjen e ardhshëm shihet se kush do të kualifikohet”.

“Goli motiv shtesë dhe shpresoj se do të shënojë edhe lojën tjetër”, theksoi Korenica.

Ballkani mposht Klaskvik në ‘Fadil Vokrri’

(E plotësuar) Kampioni i Kosovës në fuqi, Ballkani e ka mposhtur skuadrën nga Ishujt Farore, Klaskvik, me rezultat 3-2, sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Të përzgjedhurit e Ilir Dajës, u shfaqen ekip dominues në duel me skuadrën mike, sidomos në pjesën e parë, duke shënuar dy gola.

Nazmi Gripshi (30’) dhe Meriton Korenica (41’), shënuan nga një gol në pjesën e parë për avantazhin e skuadrës nga Suhareka në 2-0.

Ballkani mjaft mirë e nisi edhe fraksionin e dytë të kësaj sfidë, duke e kontrolluar lojën në terren, derisa përmes Albion Rrahmanit ngriti avantazhin në 3-0.

Dhe kur pritej se skuadra jonë, do të arrin fitore bindëse, gjerat ndryshuan në fushë. Klaskvik shumë shpjete realizoi dy gola duke e ngushtuar epërsinë në 3-2, më një gol të Klettskard (69’) dhe Klettskard (88’).

Ballkani në sfidën kthyese që luhet pas një javë në Ishujt Faroe do të udhëton me fitoren prej 3-2.

Klaskvik ngushton epërsinë ndaj Ballkanit

(E plotësuar) Skuadra nga Ishujt Faroe, Klaskvik e ka ngushtuar epërsinë në duel me Ballkanin në 3-1.

Ballkani dhe skuadra nga Ishujt Faroe, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Klettskard (69’), ka shënuar për të ngushtuar avantazhin në 3-1.

Vjen edhe goli i tretë, shënon ‘Lewandowski’ i Malishevës

(E plotësuar) Ballkani nuk ka të ndalur. Kampioni i Kosovës ka shënuar edhe golin e tretë në duel me Klaskvik.

Ballkani dhe skuadra nga Ishujt Faroe, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Golin e tretë për skuadrën e Ilir Dajës e ka shënuar Albion Rrahmani (50’), i njohur me nofkën ‘‘Lewandowski’ i Malishevës.

Ballkani është në rrugë të mirë që të kalojë në rrethin tjetër të garave në Ligën e Konferencës, e që do të ishte skuadra e parë që kalon edhe rundin e tretë në garat evropiane.

Mbyllet pjesa e parë, Ballkani në epërsi kundër Klaskvik

(E plotësuar) Pjesa e parë mes Ballkanit dhe Klaskvik, është mbyllur me epërsinë e kampionëve të Kosovës, me rezultat 2-0.

Ballkani dhe skuadra nga Ishujt Faroe, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës është treguar ekip më i mirë se skuadra mike, duke e kontrolluar më mirë lojën, dhe duke shënuar dy gola.

Nazmi Gripshi (30’) dhe Meriton Korenica (41’), shënuan nga një gol për avantazhin e skuadrës nga Suhareka.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit të tyre, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Ballkani dyfishon epërsinë, Korenica shënon super-gol

(E plotësuar) Ballkani e ka dyfishuar avantazhin kundër Klaksvik në 2-0.

Është Meriton Korenica (41), realizon një supergol për të ngritur epërsinë e kampionëve të Kosovës në 2-0.

Ballkani dhe skuadra nga Ishujt Faroe, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit të tyre, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Gripshi zhbllokon ndeshjen, Ballkani në epërsi

(E plotësuar) Ballkani ka kaluar në epërsi kundër Klaksvik, me rezultat 1-0.

Është Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, ka zhbllokuar ndeshjen duke kaluar në avantazh prej 1-0, kampionët në fuqi të Kosovës.

Ballkani dhe skuadra nga Ishujt Faroe, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit të tyre, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Starton sfida Ballkani- Klaksvik, live në RTK

(E plotësuar) Ka startuar përballja mes Ballkanit dhe Klaksvik, ndeshje kjo që po transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kampioni i Kosovës dhe skuadra nga Ishujt Faroe, po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Konferencës.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit të tyre, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Publikohen formacionet zyrtare Ballkani- Klaksvik, live në RTK

(E plotësuar) Pas një orë në ‘Fadil Vokrri’ do të startojë ndeshja mes Ballkanit dhe skuadrës nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik, ndeshje kjo që do të vjen live në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kampioni i Kosovës, Ballkani sonte ndeshjet me KI Klaksvik, në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit të tyre, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Tek skuadra jonë ekziston një atmosferë mjaft e mirë dhe optimist për një rezultat pozitiv në duel me skuadrën nga Ishujt Faroe.

Ndeshja mes Ballkanit dhe KI Klaksvik nis në orën 20:00, dhe transmetohet direkt në RTK.

Formacionet zyrtare:

Gjithçka gati për sfidën Ballkani-Klaksvik, live në RTK

Pak më shumë së dy orë kanë mbetur kur do të nis ndeshja mes Ballkanit dhe skuadrës nga Ishujt Faroe, KI Klaksvik.

Kampioni i Kosovës, Ballkani sonte ndeshjet me KI Klaksvik, në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës, sfidë kjo që mund ta ndiqni live në RTK.

Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit të tyre, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.

Tek skuadra jonë ekziston një atmosferë mjaft e mirë dhe optimist për një rezultat pozitiv në duel me skuadrën nga Ishujt Faroe.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja dje deklaroi se “në duele të tilla s’ka favorit”, por ai është i bindur se të përzgjedhurit e tij, do të japin më të mirën në ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja mes Ballkanit dhe KI Klaksvik nis në orën 20:00, dhe transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).


MË SHUME NGA Sport