David Moyes lavdëron Gianluca Scamacca-n
Sport

David Moyes lavdëron Gianluca Scamacca-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i West Ham, David Moyes ka folur për transferimin e Gianluca Scamacca.

Sulmuesi italian javën e kaluar iu bashkua skuadrës angleze nga Sassuolo.

“Sa i përket Gianluca-s, ne e kemi vëzhguar atë për disa kohe, madje kemi menduar të transferojmë në janarin e kaluar. Ai ka aftësi të mëdha për të marrë topin brenda dhe për të mbajtur topin”, tha Moyes.

“Ne kishim inkurajim të madh për të edhe nga ish-lojtari ynë Pedro Obiang, i cili luajti me të në Sassuolo. Ai na tregoi për karakterin e tij dhe nga ajo që kemi parëm ne jemi qenë shumë të kënaqur, edhe pse si të gjithë lojtarët jashtë shtetit, ata kanë nevojë për kohë për t'u përshtatur”, theksoi Moyes.


MË SHUME NGA Sport