Chelsea regjistron Brojën në kampionatin anglez, ja numri i fanellës
Sport

Chelsea regjistron Brojën në kampionatin anglez, ja numri i fanellës

KP

Skuadra e Chelsea ka konfirmuar sot numrat e rinj në fanellë të lojtarëve, ku ndër ta është edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Ka pasur spekulime të shumta që Broja do të largohet këtë verë nga Chelsea, ku skuadrat e interesuara seriozisht në të janë West Hami, Newcastle, Napoli dhe së fundmi Real Madridi.

Por, si duket Chelsea ka vendosur që të mos lejojë largimin e yllit shqiptar, pasi që e ka regjistruar atë në listën e skuadrës për sezonin 2022/23 në Premier Ligë.

Po ashtu, klubi londinez i ka dhuruar Brojës një numër të ri në fanellë, ku 20 vjeçari do ta bartë numrin 18, në vend të numrit 57 që e kishte bartë në të kaluarën te Chelsea.

Përveç Brojës, Chelsea ka konfirmuar edhe disa numra të tjerë të rinj, ku Koulibaly do ta bartë numrin 26, Sterling numrin 17, Gallagher numrin 23 dhe transferimi më i ri, Carney Chukwuemeka numrin 30.

Më poshtë mund të gjeni të gjithë lojtarët e Chelseat me numrat e tyre që klubi i ka regjistruar për sezonin 2022/23.

1 – Kepa Arrizabalaga

3 – Marcos Alonso

5 - Jorginho

6 – Thiago Silva

7 – N’Golo Kante

8 – Mateo Kovacic

10 – Christian Pulisic

11 – Timo Werner

12 – Ruben Loftus-Cheek

13 – Marcus Bettinelli

14 – Trevoh Chalobah

16 – Edouard Mendy

17 – Raheem Sterling

18 – Armando Broja

19 – Mason Mount

20 – Callum Hudson-Odoi

21 – Ben Chilwell

22 – Hakim Ziyech

23 – Conor Gallagher

24 – Reece James

26 – Kalidou Koulibaly

28 – Cesar Azpilicueta

29 – Kai Havertz

30 – Carney Chukwuemeka

31 – Malang Sarr

33 – Emerson Palmieri


APR
Romay Lift