Liverpool starton me barazim, Salah shpëton ‘The Reds’
Sport

Liverpool starton me barazim, Salah shpëton ‘The Reds’

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liverpool e ka nisur me barazim sezonin e ri në Premier League.

‘The Reds’ nuk kanë mundur të marrin më shumë së një pikë në udhëtim tek Fuham, duke luajtur baras 2-2, sot në kuadër të javës së parë elitare në ishull.

Dueli mes Fuhamit dhe Liverpoolit, ka prodhuar një sfidë interesante me katër gola të shënuara.

Fillimisht, ishte skuadra e Fulhamit ajo e cila e zhbllokoi rezultatin e para në këtë ndeshje, ku sulmuesi Aleksandar Mitrovic shënon për 1:0 në minutën e 32’.

Liverpooli arriti ta gjej golin e barazimit përmes transferimit të ri, Darwin Nunez, i cili me stil shënon për 1:1 në minutën e 64’ të ndeshjes.

Kundërpërgjigja e Fulhamit ishte e shpejtë, pasi që tetë minuta më vonë kalon në epërsi, përsëri përmes sulmuesit serb, Mitrovic, i cili nga pika e bardhë shënon për 2:1 në minutën e 72’.

Golin e barazimit për Liverpoolin, dhe të fundit në ndeshjen e sotme e shënoi ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili ia siguron skuadrës së tij një pikë në minutën e 80’ të ndeshjes.

 


APR
Romay Lift