Galatasaray kontakton Ronaldon
Sport

Galatasaray kontakton Ronaldon

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi i madh turk, Galatasaray raportohet se e ka kontaktuar Manchester Unitedin për sulmuesin e ‘pakënaqur’ Cristiano Ronaldon, madje, edhe vet lojtarin.

E ardhmja e asit portugez ende është në dilemë. Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Old Traffordi’.

Sipas ‘Sport’ Galatasaray ka kontaktuar Ronaldon për transferim në Stamboll.

Por, siç thuhet ky transferim menjëherë ka dështuar pasi që mësohet se Ronaldo ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit tek Galatasaray.

Ndryshe, sulmuesi portugez ka qenë i lidhur edhe me transferimin tek Atletico Madrid, Napoli dhe Sporting i Lisbonës.  


APR
Romay Lift