Liverpool po punon për shkëmbimin e bujshëm
Sport

Liverpool po punon për shkëmbimin e bujshëm

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori kroat Marcelo Brozoviç mund të shijoj emocionet që prodhon liga më atraktive në Evropë, Premier League.

Kroati, i cili është pjesë e klubit italian, Inter është në shënjestrën e Liverpoolit.

Mediat italiane të shtunën raportojnë se ‘The Reds’ janë duke e menduar shkëmbimin e reprezentuesit kroat me Naby Keita ose Roberto Firmino.

Krerët e klubit nga ‘Anfield’ thuhet se shumë shpejtë do të nisin negociatat me intenistët për ta shikuar mundësinë e këtij shkëmbimi.

“Liverpooli po planifikon shkëmbimin e mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic me Naby Keita ose Roberto Firmino”, shkruan “Calciomercatoweb”.

 


APR
Romay Lift