Tuchel shpjegon pse e dëshiron transferimin e Fofanas
Sport

Tuchel shpjegon pse e dëshiron transferimin e Fofanas

B. Halimi / RTKlive

Chelsea është një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve gjatë kësaj vere, teksa trajneri Thomas Tuchel dëshiron të sjellë një tjetër mbrojtës në radhët e skuadrës së tij.

Dëshira më e madhe është Wesley Fofana nga Leicester, për të cilin Chelsea është gati të paguajë deri në 80 milionë euro. 21-vjeçari francez konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues në botë.

Chelsea u nda me Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen këtë verë përpara se të nënshkruante me Senegalin Koulibaly nga Napoli.

“Jemi të lumtur që kemi lojtarë si Aspi, Thiago dhe Kalidou, por është e rëndësishme të gjejmë brezin e ardhshëm të mbrojtësve dhe t'i sjellim ata për vitet e ardhshme. Futbolli është bërë shumë fizik dhe kërkues dhe në këtë situatë na duhen lojtarë të tjerë për ta përdorur rotacionin me këta djem. Fakti është se tre mbrojtësit, portieri, si dhe Jorginho e Kante janë rreth të tridhjetave, duhet të mendojmë edhe për të ardhmen”, ka theksuar Tuchel.


MË SHUME NGA Sport