Serena Williams paralajmëron pensionimin
Sport

Serena Williams paralajmëron pensionimin

B. Halimi / RTKlive

Një nga tenistet më të mira në historinë e këtij sporti, amerikanja Serena Williams ka bërë të ditur se do t`i japë fund karrierës së saj fantastike.

Ajo shpreson të luajë edhe në US Open, që është planifikuar për në fund të këtij muaji dhe më pas t'i thotë patjetër "lamtumirë" tenisit aktiv.

“Vjen një moment në jetë kur vendosim të shkojmë në një drejtim tjetër. Numërimi mbrapsht ka filluar. Më duhet të fokusohem tek të qenit nënë, të gjitha synimet shpirtërore dhe përfundimisht të zbuloj një Serenë ndryshe, por emocionuese. Unë do t’i shijoj javët e ardhshme", ka shkruar Serena Williams në Instagram.

Serena ka fituar 23 tituj Grand Slam në karrierën e saj dhe ka të ardhura totale prej 94.5 milionë dollarë.


MË SHUME NGA Sport