Sonte Superkupa e Evropës, Reali apo Eintracht?
Sport

Sonte Superkupa e Evropës, Reali apo Eintracht?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Helsinki do të jetë arenë e ‘nxehtë’ e Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt.

Fituesi i Champions League dhe fituesi i Europa League, do të ndeshen sonte në garën për trofeun e Superkupës së Evropës, trofeu i parë i këtij sezoni.

Skuadra Carlo Ancelottit të paktën në letër konsiderohet favorite, megjithatë, edhe skuadra gjermane vjen në këtë sfidë më objektivin për rrëmbyer këtë trofe.

Dueli mes këtyre dy skuadrave, parashikohet të sjellë një ndeshje të fortë, ani pse përvoja në garat evropiane është në anën e ‘Los Blancos’.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt luhet në Helsinki dhe nis në orën 21:00. 


MË SHUME NGA Sport