Chelsea në sulm për Aubameyang, përgatit ofertën
Rtklive
Sport

Chelsea në sulm për Aubameyang, përgatit ofertën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Chelsea është hedhur në sulm për yllin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Pavarësisht së ditë më parë, trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez tha se “Aubameyang nuk do të largohet nga skuadra”, megjithatë, mediat britanike, raportojnë se ‘Blutë’ e Londrës, synojnë ta blejnë sulmuesin nga Gaboni.

Skuadra e Thomas Thuchel thuhet se është duke përgatitur ofertën për Aubameyang, i cili në gjysmesezonin e kaluar iu bashkua Barcelonës.

Tuchel dëshiron që akoma më shumë ta forcojë repartin sulmuesi, dhe gabonezi është në listën e tekniku gjerman. 


MË SHUME NGA Sport