Ancelotti: Po punoj që biri im të jetë një trajner i suksesshëm
Rtklive
Sport

Ancelotti: Po punoj që biri im të jetë një trajner i suksesshëm

KP

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se ai po kujdeset për djalin e tij, që njëherit është edhe asistent i tij në Real Madrid, Daviden, që në të ardhmen të jetë një trajner i suksesshëm.

Trajneri italian vazhdoi serinë e tij të jashtëzakonshme të fitoreve me trofeun e tij të katërt të Superkupës së Evropës, më shumë se çdo trajner tjetër në histori, pasi Real Madrid mundi Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0 në Helsinki.

Ai fitoi titullin e Ligës së Kampionëve dhe të LaLigas sezonin e kaluar, të gjitha të fituara me Davide Ancelottin në krah të tij.

“Ai është një asistent, me siguri që do të jetë edhe trajner në të ardhmen”, tha Carlo për “BT Sport”.

Ai po punon shumë në grupe, ai ka më shumë energji se unë!”, shtoi ai.

Davide është 33 vjeç dhe pati një karrierë të shkurtër lojtari në akademinë e të rinjve të Milanit dhe ekipin amator Borgomanero përpara se të varte këpucët në vitin 2009.

Ai fillimisht iu bashkua stafit të Ancelottit si trajner fitnesi në Paris Saint-Germain në sezonin 2012-13, pastaj në Real Madrid në 2013-15, përpara se të promovohej si ndihmës trajner në Bayern Munich në sezonin 2016-17. 


MË SHUME NGA Sport