Shearer: Chelsea e ka Brojën, por ju duhet një qendërsulmues
Sport

Shearer: Chelsea e ka Brojën, por ju duhet një qendërsulmues

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer mendo se Chelsea duhet të blejë një sulmues të ri.

‘Blutë’ e Londrës janë të interesuar për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Shearer mendon se trajneri Thomas Tuchel e ka sulmuesin shqiptar Armand Brojën, por sipas tij, Chelseas ju duhet një qendërsulmues.

“Mendoj se ata kanë bërë disa transferime shumë të mira. Por nuk ka dyshim se Chelsea ka nevojë edhe për një qendërsulmues”, tha Shearer për mediat britanike.

“E di që ata e kanë Armando Brojën, por duhet kohë për të. Ndërkohë, ata kanë humbur Romelu Lukakun dhe atyre iu duhet një qendërsulmues”, theksoi ikona angleze.


MË SHUME NGA Sport