LIVE Ballkani kalon në "play off" të Conference League
Sport

LIVE Ballkani kalon në "play off" të Conference League

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani do të ndeshet me Shkupin në "play off" të Conference League. Kampioni kosovar e ka mposhtur kampionin e Ishujve Faroe, Klaksvik pas ekzekutimit të penalltive. Rezultati ka qenë 4-3.

Gjatë kohës së rregullt Klaksvik ka fituar me rezultat 2-1, duke bërë që rezultati i përgjithshëm i ndeshjes të ishte 4-4, pasi Ballkani ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 3-2. 

Ndeshja e radhës e Ballkanit me Shkupin zhvillohet më 18 gusht. 

Kjo është arritja më e madhe e një klubi kosovar në garat e kupave evropiane. 

Shënon Klaksvik, ndeshja drejt shtesave

Kur Ballkani është përgatitur që të festojë kalimin në turin tjetër Klaksvik ka gjetur rrjetën e portës së klubit kosovar.

Në këtë moment rezultati është 2-1 për kampionin e Ishujve Faroe. 

Goli i vendasve erdhi nga Da Silva në minutën e 89-të. 

Me këtë rezultat ndeshja, e cila është e vlefshme për Conference League, shkon në vazhdime. 

Krasniqi ruan ëndrrën evropiane të Ballkanit

Një goditje precize nga distanca e Ermal Krasniqit ka qenë fatale për Klaksvik. Ballkani ka barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Klaksvik.

Krasniqi realizoi në minutën e 82-të, kur Rrahmani ia dha një top. 

Me barazim eventual suharekasit kalojnë në "play off" të Conference League ku i pret Shkupi. 

Ndeshjen e parë ndaj kampionit të Ishujve Faroe Ballkani e ka fituar me rezultat 3-2. 

Ballkanit i komplikohet puna, vendasit në epërsi

Rruga e Ballkanit drejt grupeve të Conference League ka nisur të komplikohet. Kjo pasi në ndeshjen kundër Klaksvik në Ishujt Faroe vendasit kanë kaluar në epërsi.

Vendasit shënuan në minutën e 56-të përmes M. Mikkelsen. 

Aktualisht rezultati i përgjithshëm, pas fitores së Ballkanit në ndeshjen e parë me rezultat 3-2, është 3-3. 

Ndeshja është duke u dhënë edhe përmes RTK-së. 

Ballkanit i anulohet një gol, skuadrat shkojnë në pushim

Gjithçka pritet të sqarohet në pjesëlojën e dytë sa i takon ndeshjes Klaksvik-Ballkani, e vlefshme për Conference League. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 0-0.

Ballkanit i është anuluar një gol për pozitë jashtë loje, ndërsa Rrahmani nuk ishte i saktë në një moment tjetër kur portieri kundërshtar i fali topin. 

Nis ndeshja Klaksvik - Ballkani

Ka nisur ndeshja Klaksvik - Ballkani, një ndeshje kjo e vlefshme për Conference League. Takimin e parë e kanë fituar suharekasit me rezultat 3-2.

Kushdo që kualifikohet nga kjo përballje do të luajë me Shkupin. 

Ballkani - Klaksvik, formacionet

Ballkani ndeshet sonte me Klaksvik në një ballafaqim të vlefshëm për Conference League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.


MË SHUME NGA Sport