Hamza takon Thaçin, Veselin, Selimin dhe Gucatin në Hagë
E.Hoti/RTKlive
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar sot në Hagë, ish presidentin, Hashim Thaçin si dhe ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës , Kadri Veselin.
Hamza ka njoftuar për takimin përmes një statusi në rrjetin social Facebook, teksa ka shkruar se kjo është një ndër vizitat me emocionale të jetës së tij.
“Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin. Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!”, ka thënë Hamza.
Ai ka treguar se gjatë vizitës u çmallën e folën gjerë e gjatë për Kosovën.
“Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë! Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan. Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë”, ka shkruar Hamza në Facebook.























