Munishi: Në Klinë shkojmë për fitore
Rtklive
Sport

Munishi: Në Klinë shkojmë për fitore

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Prishtinës, ismet Munishi ka folur në prag të fillimit të kampionatit kosovar ku klubi që ai e drejton do të ndeshet me Dukagjinin e Klinës.

"Në takimin e nesërm futemi me optimizëm të madh. Synimet e Prishtinës janë gjithmonë shumë të qarta, edhe në këtë takim shkojmë për fitore. Nuk kemi mungesa dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion. Unë, stafi dhe futbollistët jemi krenar që jemi në klubin më të madh në vend. Të dalim në fushë me krenarinë më të madhe, t'i bëjmë krenar tifozët tanë “Plisat” me luftë dhe angazhim në fushë", ka thënë ai.

Ndeshja Dukagjini - Prishtina luhet nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.


MË SHUME NGA Sport