23:29 / 12.08.2022
Milan i zgjatë kontratën Tomorit
Uran Krasniqi/RTKLive
Milan ka nënshkruar një kontratë të re me Fikayo Tomori për ta mbajtur atë deri në qershor të vitit 2027.
Marrëveshja e re e 24-vjeçarit u njoftua në prag të ndeshjes së parë të kampionëve kundër Udineses që zhvillohet të shtunën.
Mbrojtësi anglez iu bashkua kuqezinjve nga Chelsea në korrik të vitit 2021.
Qendërmbrojtësi luajti një rol të madh te klubi milanez që i dha fund pritjes njëmbëdhjetë vjeçare për të fituar titullin e Serie A dhe tashmë vjen shpërblimi me një zgjatje të kontratës.
Ai bëri tridhjetë paraqitje për skuadrën e Stefano Piolit sezonin e kaluar.