Ancelotti shpreson që mbetjen e Marco Asensio dhe Dani Ceballos
Sport

Ancelotti shpreson që mbetjen e Marco Asensio dhe Dani Ceballos

Uran Krasniqi/RTKLive

Carlo Ancelotti shpreson që Marco Asensio dhe Dani Ceballos të qëndrojnë te Real Madrid.

Dy futbollistë po shkojnë drejt fundit të kontratave me klubin.

Megjithatë italiani është shprehur se nëse ata vendin që të largohen atëherë klubit i duhet që të mësohet edhe pa ta. 

"Ata janë këtu dhe punojnë mirë. Secili mund të komentojë për të ardhmen e tij, por unë fokusohem në skuadrën që kam me të dy. Deri në datën 31 është kështu, nëse diçka ndryshon, ne do të përshtatemi”, ka thënë ai.

Real Madrid e nis kampionatin të dielën me ndeshjen e parë si mysafir kundër Almerias. 


MË SHUME NGA Sport