15:59 / 14.08.2022
Guardiola merr në mbrojtje Haalandin që nuk shënoi ndaj Bournemouth
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka kërkuar durim për të parë më të mirën nga Erling Haaland.
Norvegjezi debutoi në Premier League me dy gola kundër West Ham javën e kaluar, por pati një pasdite pa gola në ndeshjen në shtëpi ndaj Bournemouth. Megjithëse asistoi te goli i parë i Gundogan.
“Kur je sulmues dhe në zonat mbrojtëse skuadrat si Bournemouth kanë tre qendërmbrojtës dhe dy lojtarë përpara dhe ti je në mes, çka mund të bësh në këtë situatë?", ka thënë trajneri spanjoll. "Ne e kemi parë Haaland në të kaluarën me ekipet e tjera. Duhet të jemi të durueshëm".























