20:34 / 14.08.2022
Conte dhe Tuchel përplasen në fund të ndeshjes
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Tottenham, Antonio Conte dhe ai i Chelseas, Thomas Tuchel janë përplasur mes vete të dielën dhe vetëm ndërhyrja e të tjerëve ka shmangur një konfrontim fizik.
Ngjarja ndodhi në fund të ndeshjes. Fillimisht ata i dhanë dorën njëri tjetrit, por një komunikim verbal pastaj ka prodhuar tensione. Që të dy janë ndëshkuar me karton të kuq.
Ndeshja e zhvilluar të dielën, e cila ishte e xhiros së dytë të Premier League, ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.























