20:51 / 14.08.2022
Sigal Prishtina e prezanton Genc Zeqirin
Uran Krasniqi/RTKLive
Genc Zeqiri është basketbollisti i radhvs që e ka prezantuar Sigal Prishtina si përforcim. Në një njoftim klubi e ka quajtur atë "talent të kryeqytetit".
"Tjetër talent i kryeqytetit i bashkohet Sigal Prishtinës. Genci 17 vjeçar, luan në pozitën e play-maker (1) dhe është i gjatë 187cm. Ai ka qenë pjesë e shkollës së basketbollit MH Prishtina ku është shpallur kampion i Kosovës me grupmoshat U18 në sezonin e fundit", ka njoftuar Prishtina.























