23:32 / 14.08.2022
Roma e nis me fitore kampionatin
Uran Krasniqi/RTKLive
Roma e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin e futbollit italian. Ka fituar si mysafir ndaj Salernitanas.
Rezultati në fund ka qenë 1-0.
Goli ka ardhur nga Cristante në minutën e tridhjetëe tretë të ndeshjes.
Në xhiron e dytë Roma do të ndeshet me Cremonesen.
Njohës italian të futbollit po e vlerësojnë Romën këtë edicion si një skuadër e cila madje lufton edhe për titull.























