Real Madrid s`lejon befasi nga Almeria
BKT
Sport

Real Madrid s`lejon befasi nga Almeria

Uran Krasniqi/RTKLive

Real Madrid e ka fituar me përmbysje ndeshjen me Almerian në kuadër të xhiros së parë të kampionattit spanoll.

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1 për madrilenët. 

Pjesën më të madhe të ndeshjes vendasit kanë dominuar dhe Real Madrid është kthyer vonë në lojë. 

 Almeria e ka gjetur golin qysh në minutën e gjashtë me Ramazani dhe madrilenët ia kanë dalë ta barazojnë rezultatin tek në minutën e gjashtëdhjetë e një me Vazquez. Pastaj golin e fitores e ka realizuar Alaba përmes një goditje të lirë në minutën e shtatëdhjetë e pestë.