Ylli i Sportingut në ‘orbitën’ e Cityt
Rtklive
Sport

Ylli i Sportingut në ‘orbitën’ e Cityt

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mesfushori i Sporting CP, Matheus Nunes raportohet se është i lidhur me Manchester Cityn.

“Sky Deutschland” shkruan se kampionët në fuqi të Anglisë janë të interesuar për yllin e Sportingut.

Nunes pëlqehet shumë nga menaxheri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola. Strategu spanjoll do të provojë që deri në fund të këtij afati kalimtar ta sjell në skuadër portugezin.

Largimi i mundshëm i Bernardo Silvas në drejtim të Barcelonës, ka bërë që City të hedhet në sulm për të gjetur pasuesin e spanjollit.

Nunes thuhet se është alternative e mundshme për zëvendësuar Silvan. Ndryshe, 23-vjeçari është duke u vëzhguar edhe nga Liverpooli, një tjetër klub i madh anglez. 


MË SHUME NGA Sport