Kjo është deklarata e Ancelotti pas fitores kundër Almeria-s
Rtklive
Sport

Kjo është deklarata e Ancelotti pas fitores kundër Almeria-s

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madridi sezonin e ri të garave në La Ligë e nisi me fitore në udhëtim tek Almeria.

Kampionët në fuqi të Spanjës me përmbysje mundën Almerian, me rezultat 2-1, në sfidë që u zhvillua mbrëmë.

“Los Blancos” nuk e nisen mirë lojën pasi shumë shpejtë ishin në disavantazh.

Edhe trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti e pranon se skuadra e tij nuk e nisi mirë lojë, por sipas tij, Reali në fraksionin e dytë ishte ekip më i mirë.

“E nisëm lojën keq. Ata menjëherë shënuan dhe më pas ndeshja u komplikua. Nuk e kishim freskinë e duhur për të luajtur me shpejtësi në sulm, ata ishin të mbyllur mirë në mbrojtje”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë ata ishin më të lodhur dhe ne më shumë e kontrolluam lojën dhe kishim më shumë mundësi”, theksoi ai.

Tekniku italian ka lavdëruar Alaban, i cili shënoi supergol nga goditja e lirë.

Ancelotti ka folur edhe për performancën e Tchouaméni dhe Camavinga.

Tchouaméni dhe Camavinga? Ata nuk treguan cilësinë që e shohim në stërvitje. Është krejt normale, janë shumë të rinj dhe fanella është më peshë të rëndë”, pohoi Ancelotti.


MË SHUME NGA Sport