“Hazard do të luajë më shumë këtë sezon”
Rtklive
Sport

“Hazard do të luajë më shumë këtë sezon”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se Eden Hazard do të luajë më shumë këtë sezon.

Tekniku italian thotë se belgu do të luajë më shumë, sepse sipas Ancelottit, Hazard mund të luajë në një sërë pozicionesh.

“Ai do të luajë më shumë se vitin e kaluar, duke pasur parasysh se mund të luajë në një sërë pozicionesh. Ai mund të tregojë cilësitë që posedon në shumë pozicione”, tha Ancelotti.

Hazard akoma nuk ia ka dalur të tregojë formën e tij më të mirë prej kohësh kur u transferuar tek ‘Los Blancos’ nga Chelsea.

Hazard ka vuajtur nga lëndimet të shumta, por Ancelotti beson se belgu këtë sezon të garave do të rigjejë formën e tij më të mirë.


MË SHUME NGA Sport