‘Spurs’ sërish pas Zaniolos, e kërkon edhe Chelsea
Rtklive
Sport

‘Spurs’ sërish pas Zaniolos, e kërkon edhe Chelsea

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Tottenham raportohet se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i Romës, Nicolo Zaniolo.

Zabiolo është objektiv kryesor i ‘Spurs’ gjatë kësaj verë. Sipas mediave italiane, Tottenham është duke përgatitur ofertën e radhës për mesfushorin e Romës, derisa klubi italian kërkon 50 milionë euro.

Por, siç raportohet tashmë është Chelsea është duke e monitoruar nga afër situatën e Zaniolos.

Madje, mësohet se ‘Blutë’ e Londrës shumë shpejtë do t’ia dërgojnë ofertën romakëve ofertën për lojtarin, i cili është një nga më të mirët tek skuadra e Jose Mourinhos.


MË SHUME NGA Sport