‘Djajtë e Kuq’ pas sulmuesit të Espanyolit
Rtklive
Sport

‘Djajtë e Kuq’ pas sulmuesit të Espanyolit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Manchester United, skuadër që e ka nisur keq sezonin e ri në Premier League, është duke menduar për përforcime të reja në skuadër.

‘Djajtë e Kuq’ sipas mediave angleze, janë në negociata me sulmuesin e Espanyolit, Raul de Tomas.

Alvaro Morata i Atletico Madridit dhe Sasa Kalajdzic i Stuttgart janë në ‘radarin’ e klubit nga ‘Old Traffordi’.

Por, siç raportohet tani United është hedhur në sulm edhe për sulmuesin e Espanyolit.

Kartoni i reprezentuesit spanjoll kap shifrën prej 25-30 milionë euro.

Ish-futbollisti i Real Madridit në sezonin e kaluar me Espanyolin, ka shënuar 17 gola dhe ka bërë tri asistime në 34 paraqitje në La Ligë.


MË SHUME NGA Sport