Simeone e do transferimin e Ronaldos
Rtklive
Sport

Simeone e do transferimin e Ronaldos

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ndonëse u raportua se Atletico Madrid nuk e dëshiron Cristiano Ronaldon, megjithatë, gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague shkruan se trajneri Digeo Simeone e do portugezin në skuadër.

Asi portugez duket se është i vendosur të largohet nga Manchester United pasi që ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit, nuk po kalon periudhë të mirë tek 'Djajtë e Kuq’.

Sipas gazetarit Guillem Balague, Simeone beson se Ronaldo mund të bëjë të njëjtin ndikim në skuadër sikurse Luis Suarez, i cili erdhi nga Barcelona si një lojtar i braktisur dhe ndihmoi Atletucon ta fitonte La Ligën.

Transferimi i Ronaldos tek Atletico është opsion i mundshëm pasi që agjenti i lojtarit Mendes ka raporte të shkëlqyera me klubin madrilen.


MË SHUME NGA Sport