Tërhiqet shorti për Superligë dhe Ligën e Parë të femrave
Rtklive
Sport

Tërhiqet shorti për Superligë dhe Ligën e Parë të femrave

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Është tërhequr shorti për Superligën dhe Ligën e Parë të femrave për edicionin e ri të garave.

Në praninë e kryetares së Komisionit të futbollit të femrave, njëherësh anëtares së KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave.

Këtë herë formati i garave vjen me risi, ngase në Superligë do të garojnë 8 ekipe, derisa për herë të parë do të nisin garat edhe në Ligën e Parë, e ku do të marrin pjesë 6 ekipe.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë në Superligë do të takohen: Malisheva – Llapi, Bazeli – Ep Com Hajvalia, Kosova Vr – Mitrovica dhe Dukagjini – Jakova.

Ndërkaq, në javën e parë në Ligën e Parë, takohen Feronikeli – Presingu, Intelektualet – Vizioni, Liria – 16 Qershori. Garat nisin më 27 gusht.


MË SHUME NGA Sport