S’ndalet Sigal Prishtina, blen amerikanin Dustin Thomas
BKT
Sport

S’ndalet Sigal Prishtina, blen amerikanin Dustin Thomas

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi më i madh në vendin tonë, Sigal Prishtina ka vazhduar me përforcime për sezonin e ri.

Amerikani Dustin Thomas është përforcimi i radhës i kryeqytetasve. Sigal Prishtina përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me basketbollistin amerikan.

Thomas luan në pozitën e alo-qendrës, ndërsa sezonin e kaluar ishte zgjedhur “MVP” i Ligës Ballkanike.

Prishtinasit i kanë uruar mirëseardhje basketbollistit, nga i cili presin shumë në edicionin që vjen.

Kryeqytetasit synojnë të rikthehen në majat e futbollit kosovar dhe të kenë paraqitje të suksesshme edhe në garat evropiane.