Mourinho në sulm për Belottin
Rtklive
Sport

Mourinho në sulm për Belottin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Romës, Jose Mourinho raportohet se është hedhur në sulm për sulmuesin italian, Andrea Belottin.

Belotti prej gjashtë javësh është lojtar i lirë pasi që kur i skadoi kontrata me Torinon.

Mourinho sipas mediave italiane, po bën përpjekje që ta bind italianin që të vesh fanellën e ‘romakëve’.

Madje, strategu portugez tashmë ka kontaktuar lojtarin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin që tashmë ka nisur.

Reprezentuesi i Italisë tashmë ka refuzuar ofertën e Galatasarayt dhe Nice.

Kryeqyteti italian thuhet se është opsion i mundur për Belottin. 


MË SHUME NGA Sport