United pas Felix, kjo është përgjigja e Atleticos
Rtklive
Sport

United pas Felix, kjo është përgjigja e Atleticos

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Manchester United ka dërguar ofertën e ‘vonuar’ në adresë te Atletico Madridit për Joao Felix.

“Marca” shkruan se përfaqësuesit e skuadrës nga ‘Old Traffordi’ të martën mbrëma kanë qëndruar në Madrid, ku kanë zhvilluar një takim me krerët e Atleticos për transferimin e yllit portugez.

Por, siç raportohet, gjigantët e La Liga ia kanë bërë të qartë ‘Djajve të Kuq’ se Felix nuk do të shitet gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Portugezi në sezonin e kaluar kishte shënuar 10 gola në 35 paraqitjet me skuadrën madrilene.


MË SHUME NGA Sport