Lewandowski: Jam i sigurt që do fitojmë shumë tituj!
Rtklive
Sport

Lewandowski: Jam i sigurt që do fitojmë shumë tituj!

La Liga nuk filloi ashtu siç dëshironte Robert Lewandowski, ​​i cili këtë javë do të mbushë 34 vjeç, të dielën më 21 gusht.

Edhe pse pati disa raste për të shënuar ndaj Rayo Vallecano në “Camp Nou”, ndeshja u mbyll me barazim pa gola.

Pavarësisht këtij rezultati, optimizmi i tij nuk është prekur dhe në një intervistë në “La Liga World” polaku shpjegoi.

“Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë për Barcelonën pa fituar tituj, jam i sigurt se do të fitojmë tituj”, tha ai, transmeton SS.

Ish-sulmuesi i Bayern-it kujtoi se “kur zbulova për herë të parë se Barcelona ishte e interesuar të më sillte në klub, gjithmonë mendoja se ishte momenti perfekt, për mua dhe për klubin”.

Ai shpjegoi më tej: “Nuk doja të luaja gjithë jetën time vetëm në një Ligë. Gjithçka shkoi mirë në Bundesligë, ishte një përvojë e mirë për mua, por e dija se ishte një hap më shumë për karrierën time të shkoja në La Liga. Është momenti perfekt për mua dhe është një sfidë e madhe. Unë jam gati. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe tani jam këtu në Barcelonë dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj se të mundemi t’i bëjmë tifozët të lumtur.”


MË SHUME NGA Sport