Trajneri i Shkupit para ndeshjes me Ballkanin: Shpresoj te lojtarët
Sport

Trajneri i Shkupit para ndeshjes me Ballkanin: Shpresoj te lojtarët

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Shkupit, Goce Sedloski po shpreson që lojtarët e skuadrës së tij ta bëjnë detyrën të enjten ndaj Ballkanit, ndeshje e vlefshme në Conference League, e cila dërgon fituesin në grupet e garës, që fillon nga shtatori. 

Ai ka folur ka folur kështu në një konferencë shtypi. 

“Erdhi edhe ajo ndeshje me Ballkanin. Jam i lumtur që të gjithë lojtarët janë në dispozicionin tonë, të gjithë janë gati, nuk kam asnjë lojtar të dëmtuar apo të penalizuar. Sa për nesër, duhet të luajmë me durim, zgjuarsi, të luajmë sa më mirë deri tani, mendoj se jemi të aftë ta bëjnë këtë në ndeshjen e nesërme. Natyrisht, më duhet të them që kemi përballë një kundërshtar shumë cilësor, sapo arriti në këtë fazë në play-off. Nesër është pjesa e parë, 90 minuta, shpresoj që lojtarët të japin maksimumin dhe të kryejnë detyrat në fushë”, ka thënë  ai.

Ai nuk ka preferuar të flasë shumë për Ballkanin. 
“Ata kanë një ekip i mirë. Trajneri tha se do të kualifikohen në grupe, secili ka idetë dhe imagjinatën e tij dhe kjo duhet vërtetuar në fushë. Thjesht nuk dua të flas për ta, lojtarët duhet ta thonë në fushë dhe do të shohim pas këtyre 180 minutave se kush do të shkojë. Ne ishim pak të trishtuar pasi zbritëm nga Shamrock-u, por po e lëmë këtë pas vetes. Ndeshje e re, prova e re dhe siç thashë duhet të bëjmë më të mirën, të luajmë siç dimë, të mos gabojmë. Ne luajtëm mirë edhe në ndeshjet e mëparshme, por gabimet na kushtuan shtrenjtë ndaj Dinamos dhe Shamrock-ut”, është shprehur ai. 

Ndeshja Shkupi-Ballkani do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00 dhe transmetohet edhe nga RTK.


MË SHUME NGA Sport