Benfica me një këmbë në grupet e Champions League
Sport

Benfica me një këmbë në grupet e Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Benfica ka arritur të krijojë një situatë më të favorshme se sa Dynamo Kyiv sa i takon asaj se cila skuadër do të futet në grupet e Champions League.

Skuadra portugeze e ka mposhtur atë ukrainase në ndeshjen e parë të "play off" të zhvilluar të mërkurën në Poloni për shkak të luftës në Ukrainë dhe tashmë në ndeshjen e kthimit si vendas pas një jave pritet ta ketë shumë më lehtë. 

Rezultati përfundimtar i ndeshjes së sontme ka qenë 2-0. 

Që të dy golat Benfica i ka realizuar në pjesën e parë përmes Junior (10') dhe Ramos (37'). 

Në dy ndeshjet e tjera, Maccabi Haifa e ka mposhtur Crvena Zvezdën me rezultat 3-2, ndërsa Qarabag dhe Viktoria Plzen janë ndarë baraz 0-0. 


MË SHUME NGA Sport