Sonte, Shkupi-Ballkani, drejtpërdrejt në RTK
Sport

Sonte, Shkupi-Ballkani, drejtpërdrejt në RTK

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani sonte luan një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e tyre.

Skuadra nga Suhareka përballet me skuadrën shqiptare, Shkupi, në stadiumin “Todor Proeski”, në ndeshjen e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës, sfidë që mund të ndiqet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat shqiptare, mbase më e rëndësishmja në historinë e të dy klubeve.

Skuadra e cila do të triumfojë në të dy përballjet, do të sigurojë fazën e grupeve në këtë garë joshëse në Evropë.

Ballkani mbrëmë në Shkupi, ka mbajtur seancën e fundit para duelit me Shkupin.

Kampioni i Kosovës, në rast të suksesit në të dyja ndeshjet ndaj Shkupit, do të bëhej skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në fazën grupore të një gare evropiane.

Sfida mes Shkupit dhe Ballkanit nis në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK. 


MË SHUME NGA Sport