Ministrja Haxhiu në Ferizaj me aktivitete kundër dhunës në familje
Rtklive
Foto: Albulena Haxhiu/ Facebook
Lajme

Ministrja Haxhiu në Ferizaj me aktivitete kundër dhunës në familje

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me kryetarin Agim Aliu kanë biseduar për veprimet institucionale kundër dhunës në familje, masat që duhet të ndërmerren dhe nevojën për fuqizim të bashkëpunimit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar aktivitetet dedikuar adresimit të fenomenit të dhunës në familje. Këtë herë Haxhiu qëndroi në Frizaj ku ka takuar kryetrin e kësaj komune, Agim Aliu.

“Diskutuam për veprimet institucionale kundër dhunës në familje, masat që duhet të ndërmerren dhe nevojën për fuqizim bashkëpunimit. Diskutuam për nevojën e takimeve të rregullta të mekanizmit koordinues lokal, mbështetjen financiare për strehimoret, pavarësinë ekonomike të grave e fondin emergjent”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Në kuadër të kësaj vizite Haxhiu ka takuar edhe Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje, me të cilët tha se diskutuan për rolin dhe funksionimin e këtij mekanizmi si dhe sfidat që kanë në përmbushjen e mandatit.


MË SHUME NGA Lajme