Ballkani fiton në Shkup dhe sheh grupet e Conference League (E plotësuar)
Sport

Ballkani fiton në Shkup dhe sheh grupet e Conference League (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Nëntëdhjetë minuta e ndajnë Ballkanin e Suharekës nga të shkruarit histori të klubeve kosovare në arenën evropiane të futbollit.

Ndeshjen e parë ndaj Shkupit skuadra kosovare e ka fituar mbrëmjen e të enjtes. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1. 
Shkupi ka gjetur golin e epërsisë në ndeshjen qysh herët. Adetunji e ka realizuar golin e avantazhit në minutën e nëntëmbëdhjetë. Por pastaj Ballkani ka përmbysur shkupjanët. Ka qenë minuta e njëzet e tretë e ndeshjes kur Rrahmani ka gjetur golin e barazimit. Pastaj në minutën e 67'të Meriton Korenica me një supergol nga distanca ka krijuar epërsi për Ballkanin.
Ndeshja është  e "play offit" të Conference League. 
Fituesi shkon në grupet e kësaj lige, që është niveli më i lartë i garës.
Në rast kualifikimi të Ballkanit, atëherë do të  ishte hera e parë që  një skuadër nga Kosova depërton kaq shumë në futbollin evropian. 

Ballkani po fiton ndaj Shkupit

Meriton Korenica me një supergol nga distanca ka krijuar epërsi për Ballkanin në ndeshjen që po zhvillohet në Shkup.

Aktualisht rezultati është 2-1 për suharekasit. 

Rahoveciani shënoi në minutën e 67'të për ta kthyer Balkanin në një skuadër që sheh grupet e Conference League. 

 Pak minuta më vonë edhe Krasniqi ka qenë në pozicion të mirë për ta shtuar edhe më tutje epërsinë, por nuk është treguar i saktë. 

Ballkani barazon ndaj Shkupit

Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i Shkupit për golin ndaj Ballkanit. Vetëm pas katër minutave nga pësimi i golit ka reaguar skuadra e Ilir Dajës.
Ka qenë minuta e njëzet e tretë e ndeshjes kur Rrahmani ka gjetur golin e barazimit. 

Ndeshja është  e "play offit" të Conference League.

Shkupi realizon ndaj Ballkanit

Shkupi ka gjetur golin e epërsisë në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Adetunji e ka realizuar golin e avantazhit në minutën e nëntëmbëdhjetë . 
Ndeshja është  e "play offit" të Conference League.

Nis ndeshja Shkupi-Ballkani

Ka nisur ndeshja Shkupi - Ballkani, e cila është e "play offit" të Conference League.

Fituesi shkon në grupet e kësaj lige, që është niveli më i lartë i garës.
Në  rast kualifikimi të Ballkanit, atëherë do të  ishte hera e parë që  një skuadër nga Kosova depërton kaq shumë në futbollin evropian. 

Publikohet formacioni i Ballkanit për ndeshjen me Shkupin

Ballkani luan sonte në Shkup ndaj skuadrës me të njëjtin emër në një ndeshje të vlefshme për Conference League. Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe vjen edhe përmes ekranit të RTK-së. Tashmë është publikuar edhe formacioni zyrtar i Ballkanit, por jo edhe i Shkupit.

Cilado nga skuadrat që arrin sukses në "play off" do të bëhet pjesë e grupeve, që është niveli më i lartë i garës.

Më poshtë formacioni i Ballkanit: 

No description available.


MË SHUME NGA Sport