Casemiro në Manchester United, zbulohen detajet e transferimit
Sport

Casemiro në Manchester United, zbulohen detajet e transferimit

B. Halimi / RTKlive.com

Sipas njoftimeve të fundit nga Spanja dhe Anglia, Real Madridi ka rënë dakord përfundimisht për shitjen e Casemiros.

Manchester United e ka nisur në mënyrë katastrofike edicionin e ri, ku u mund nga Brighton dhe Brentford, prandaj ishte urgjente një zgjidhje në tregun e futbollistëve. Reali pranoi ta shesë mesfushorin 30-vjeçar për 70 milionë euro.

Sa i përket Casemiros, ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin nga “Old Trafford” me të ardhura prej 18 milionë eurosh. United ishte me nxitim dhe nuk kishte zgjidhje, prandaj Reali dhe futbollisti brazilian ishin në gjendje të kërkonin kushte të shkëlqyera financiare.

Casemiro luan në Madrid që nga viti 2013, duke kaluar një sezon në formë huazimi te Porto. Ai mund të debutojë në Premier League qysh të hënën kur “Djajtë e Kuq” do të takohen me rivalin e madh Liverpool.


MË SHUME NGA Sport