“Kukësi Arena”, gati për sfidën ndaj Tiranës
Sport

“Kukësi Arena”, gati për sfidën ndaj Tiranës

Kundër Tiranës, më 19 gusht, në ndeshjen e parë të sezonit të ri futbollistik, Kukësi do të zbresë në fushë në stadiumin e tij duke patur mundësinë, kështu, të ndjejë ngrohtësinë dhe mbështetjen e një publiku të tërë.

Sezoni i kaluar ishte për t’u harruar jo vetëm për mungesën e pjesëmarrjes në Kupat e Europës,  por edhe sepse klubi nuk kishte një stadium të mirëfilltë duke zhvilluar takimet në Elbasan, apo në Kamëz. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Në këtë mënyrë, stadiumi i rikonstruktuar konsiderohet plotësisht gati, ashtu si edhe fusha që duket në gjendje të mirë për të pritur këtë përballje. Një nxitje plus për ekipin e Skënder Gegës për të luftuar për objektiva madhorë.

Kukësi do të luajë në stadiumin e tij dhe të gjithë janë të paralajmëruar./rtsh/


MË SHUME NGA Sport