Ancelotti: Casemiro dëshiron një sfidë të re, nuk e binda të qëndrojë
Sport

Ancelotti: Casemiro dëshiron një sfidë të re, nuk e binda të qëndrojë

B. Halimi / RTKlive.com

Real Madrid do të përballet me Celta Vigon në ndeshjen e dytë të La Ligas të shtunën në orën 22:00, por tani Casemiro është në qendër të vëmendjes.

Carlo Ancelotti doli para mediave për të folur për ndeshjen kundër Celtas, por ndeshja ra në plan të dytë, pasi të gjithë të pranishmit ishin të interesuar për zërat rreth kalimit të Casemiros në Manchester United.

Italiani nuk u fsheh dhe konfirmoi se Casemiro dëshiron një sfidë të re.

“Kam folur me të këtë mëngjes, ai dëshiron një sfidë të re. Klubi e kupton dëshirën e tij për shkak të gjithçkaje që ai ka bërë këtu. Është duke u negociuar, nuk është asgjë zyrtare, por është e qartë se ai dëshiron të largohet. Nëse do të ketë një marrëveshje, ne kemi fond lojtarësh për ta zëvendësuar atë. Unë nuk e binda atë të qëndrojë. Thjesht po flisnim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në orët në vijim. Nëse ai largohet, e falënderoj për gjithçka që bëri, ai ishte i mrekullueshëm”, tha Ancelotti.


MË SHUME NGA Sport