Cuculi flet pas rikthimit te Shkëndija
BKT
Sport

Cuculi flet pas rikthimit te Shkëndija

Uran Krasniqi/RTKLive

Ardian Cuculi përsvri ka veshur fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Ai së fundmi ishte pjesë e Dritës së Gjilanit. Cuculi gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë klube, por më së shumti paraqitje ka për Shkëndijën. 

“Kur bëhet fjalë për Shkëndijën, normalisht se çdo rikthim është emocional. Unë jam shpirtërisht i lidhur me Shkëndijën nga shkaku se me fanellën e Shkëndijës i kam kaluar vitet më të lavdishme të karrierës sime si futbollist", ka thënë ai pas rikthimit.