22:50 / 28.08.2022
Barcelona me fitore të thellë ndaj Valladolid
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona ka fituar pa telashe si dhe thellë ndaj Real Valladolidit të sapopromovuar në elitë. Rezultati përfundimtar ka qenë 4-0.
Barcelona, siç pritej, dominoi që nga fillimi, duke mbajtur topin dhe duke krijuar disa raste, por goli i parë erdhi në minutën e njëzet e katërt nga Lewandowski pas një asisti nga Raphinha.
Me golin e Pedrit në minutën e 43-të ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë katalonasit kanë shënuar edhe dy herë. Fillimisht Lewandowski dhe pastaj Roberto, duke mbyllur kështu ndeshjen me një fitore bindëse të ekipit të Xavit.























