Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë do të jetë Niki Cahani moderator në Radio Kosova.
Mysafir tjetër do të jetë dhe Arben Bislimi ud. i repartit të Onkologjisë
Dukagjin Pupovci - zv.ministër në MASHT, do të flas për vitin e ri shkollorë me 1 shtator dhe qëndrimi i MASH-it për grevën.
Ndërkaq Majlinda Blakaj Beka-pedagoge, flet për Javën e parë të adaptimit të fëmijëve në kopsht.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























