Morina dënohet me dy ndeshje
Uran Krasniqi/RTKLive
Dy ndeshjet e ardhshme Ferizaj do t`i zhvillojë pa trajnerin Arbnor Morina. Kjo pasi kështu ka vendosur Komisioni disiplinor, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
"Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK", thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.
Rasti i Morinës nuk ka qenë i vetmi nga e njëjta ndeshje me të cilin është marrë komisioni.
Zyrtari i FC ”Drita” Fatos Ramadani nr ID. 01234M89. Në minutën 90 ofendoi kryetrajnerin e KF ”Ferizaj” Arbnor Morina , me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK", thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.























