Juvenus fiton me lehtësi ndaj Spezias
BKT
Sport

Juvenus fiton me lehtësi ndaj Spezias

Uran Krasniqi/RTKLive

Milik ka hyrë nga pankina për t`ia vulosur Juventusit fitoren të mërkurën kur ka luajtur me Spezian.

Polaku i sapoardhur tek Juve ka realizuar në minutat shtesë. 

Juventus ka fituar me rezultat 2-0. 

Golin e parë e ka shënuar Vlahovic. 

Pas katër ndeshjesh Juventus gjendet në pozitën e katërt në tabelën e Serie A me tetë pikë. 

Ndeshjen e ardhshme Juve luan me Fiorentinan.